Pejë, 23 -25 tetor 2019
Sekretariati i Përbashkët Teknik i Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë, në kuadër të IPA II 2014 – 2020, në bashkëpunim me Zyrën për Integrime Evropiane dhe Ministrinë e Financave të Malit të Zi – Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Fondeve të Asistencës së BE (CFCU), si dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës, në Pejë janë duke e mbajtur trajnimin tre ditorë për aplikantët e mundshëm, me qëllim të përgatitjes së tyre përpara publikimit të thirrjes së tretë për propozime.
Ky trajnim do t’ju ndihmojë pjesëmarrësve që përmes punës praktike, shembujve, diskutimeve në grupe, pyetjeve dhe përgjigjeve të ndryshme, të njihen me parimet themelore të menaxhimit të ciklit të projekteve, si dhe këshilla se si të evitohen gabimet e zakonshme që bëhen brenda seksioneve të ndryshme kur plotësojnë një përmbledhje dhe propozim të projektit.