Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Kosova dhe Shqipëria mbajnë takimin e 5-të të Komitetit të Përbashkët Monitorues në kuadër të programit të BNK-së IPA II 2014 – 2020

Prishtinë, 22 dhjetor 2020

Është mbajtur takimi i 5-të i Komitetit të Përbashkët Monitorues ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në kuadër të programit të BNK-së IPA II 2014-2020, me ç’rast janë prezantuar: funksionalizimi i zyrës së Sekretariatit t ë Përbashkët Teknik, zbatimi i projekteve nga thirrja e parë dhe e dytë, si dhe koncept nota për thirrjen e radhës për propozime.

Gjithashtu, u prezantuan edhe propozimet për alokimet financiare për tri vitet 2017 – 2018-2019-2020 për thirrjen e tretë për propozime, ku shuma e përgjithshme indikative e vënë në dispozicion për këtë thirrje do të jetë 3,8940,000.00 euro, për 3 prioritetet tematike si: mjedis, turizëm dhe trashëgimi kulturore, si dhe rini.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors