Prishtinë, 21 Korrik 2022
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në kuadër të reformave ligjore ka dorëzuar në kuvend projektligjin për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave, si dhe skemën e grantit të bazuar në performancë.
Sot, Kuvendi i Kosovës me shumicë të votave ka miratuar këtë ligj me ç’rast jemi falënderues për secilin deputet/e që e ka votuar pro.
MAPL, do të vazhdojë me zbatimin e skemës së matjes së performancës komunale dhe ofrimit të granteve bazuar në performancë duke u mbështetur në kornizën ligjore, profesionalizëm, paanshmëri, transparencë dhe llogaridhënie publike me qëllim përmirësimin e jetës së qytetarëve në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.