Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL dhe “Demokraci Plus” në mbështetje të projektit të USAID/Partneriteti për Zhvillim (USAID/PFD) vazhdon trajnimin e radhës për hartimin e akteve normative në nivel lokal

12 prill 2018

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me organizatën “Demokraci Plus” në mbështetje të projektit të USAID/Partneriteti për Zhvillim (USAID/PFD), ka vazhduar mbajtjen e trajnimit të radhës për hartimin e akteve normative në nivel lokal.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte rritja e njohurive teorike dhe praktike të pjesëmarrësve në procesin e hartimit të akteve normative të komunës, duke përfshirë të gjitha fazat e hartimit të akteve normative si: hartimi, konsultimi i brendshëm i autoriteteve lokale dhe konsultimi me publikun, vlerësimi i ndikimit financiar i aktit të propozuar dhe procesi i monitorimit të zbatimit. Në këtë punëtori nga niveli lokal pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e komunave: Gjilan, Kllokot, Viti, Kamenice, Ranillug dhe Partesh.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors