Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL dhe MIE mbajnë takimin e përbashkët me Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane

Prishtinë, 18 qershor 2019

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Ministria e Integrimit Evropian, përkrahur nga projekti i GIZ/KLSC “Përkrahje për Procesin e Integrimit Evropian në Kosovë” mbajti këshillimin e përbashkët me Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane, për të diskutuar të arriturat dhe sfidat e dala nga Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën 2018, me fokus në çështjet që ndërlidhen me vetëqeverisjen lokale, si dhe planin gjithëpërfshirës të komunave i cili adreson sfidat e dala nga procesi i integrimit evropian.

Në këtë takim, pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Integrimit Evropian, GIZ/KLSC dhe Zyrtarët Komunal për Integrime Evropiane.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors