Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL dhe OSBE koordinojnë aktivitetet për bashkëpunimin ndër komunal

29 tetor 2018, Prishtinë

Në kuadër të koordinimit të aktiviteteve për bashkëpunimin ndër komunal, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizoi takimin me përfaqësues të OSBE-së për të koordinuar aktivitetet për bashkëpunim ndër komunal që do të realizohen në kuadër të promovimit të bashkëpunimit ndër komunal dhe bashkëpunimit komunal ndërkombëtar.

Në këtë drejtim, OSBE do ta mbështesë fushën e bashkëpunimit ndër komunal në ofrimin të ekspertizës për identifikimin e nevojave për bashkëpunim ndër komunal si dhe organizimin e punëtorive rajonale me komunat për promovimin e bashkëpunimit ndër komunal si një mundësi për realizimin e iniciativave të përbashkëta të dy a më shumë komunave dhe realizimin e projekteve me interes për qeverisjen lokale në Kosovë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors