Informatë nga takimi i përbashkët i organizuar nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në përkrahje të OSCE-së me 17 prill 2018, për trajnimin e anëtarëve të Kuvendit të Komunës së Obiliqit dhe Fushë Kosovës. Qëllimi i këtij trajnimi ka qenë rritja e njohurive teorike dhe praktike për anëtarët e Kuvendeve të Komunave për temat si vijon:
• Roli i autoritetit mbikëqyrës për Komuna;
• Detyrat dhe përgjegjësitë e anëtarëve të Kuvendit të Komunës;
• Përmbushja e kritereve ligjore në lidhje me vendimet kryesore të Kuvendit;
• Procesi i hartimit të buxhetit në Kuvendin e Komunës,
• Çështjet e barazisë gjinore; dhe
• Shqyrtimi Administrativ i akteve nënligjore të komunave nga MAPL, konform Rregullores (QRK) Nr. 01/2017 për Shqyrtimin Administrative të Akteve të Komunave.