12 korrik 2018, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka vazhduar me monitorimin me pjesëmarrje në komuna me ç’rast ka realizuar takimet në Komunën e Leposaviqit, në mënyrë që të adresohen të gjitha obligimet që burojnë nga legjislacioni në fuqi. Për këtë qëllim, është përgatitur edhe Plani i Monitorimit të Komunave për vitin 2018. Objektivat e këtij Plani përmbledhin një numër të çështjeve, siç janë:
1) Monitorimi i funksionimit të organeve të komunës në zbatimit të legjislacionit;
2) Rishqyrtimi i akteve të kundërligjshme;
3) Menaxhimi i pronës komunale;
4) Transparenca komunale;
5) Të drejtat e njeriut; dhe
6) Agjenda evropiane.