Prishtinë, 19 mars 2018
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, në bashkëpunim me Misionin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Kosovë (OSBE), me qëllim të rritjes dhe fuqizimit të transparencës, ka vazhduar me prezantimin e “Pakos ligjore për transparencë komunale”, në komunat e regjionit: Prizren, Mitrovicë, Pejë dhe Gjilan.
Me këtë rast, para të pranishmëve janë prezantuar, plotësim-ndryshimet e katër Udhëzimeve Administrative, që kanë hyrë në fuqi, në dhjetor të vitit 2018.
Në këtë tryezë, ishin të pranishëm: përfaqësues nga MAPL, përfaqësues nga OSBE, përfaqësues nga DEMOS, zyrtarë për informim dhe zyrtarë të sekretarive të kuvendeve komunale.