Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL mbanë takimin e përbashkët me shoqërinë civile për të diskutuar projekt Udhëzimin Administrativ (MAPL) Nr.01/2019 për Monitorimin e Kuvendeve të Komunave përmes pajisjeve të teknologjisë informative “ Teleprezencave”

Prishtinë, 14 maj 2019

Dje, zyrtarët nga MAPL kanë mbajtur takimin me shoqërinë civile, përkatësisht me përfaqësuesen nga Demokracia Plus (D+) Debora Peci dhe përfaqësuesin e Demokraci për Zhvillim (D4D) Ngadhnjim Halilaj, për të diksutuar lidhur me projekt U.A (MAPL) Nr.01/2019 për Monitorimin e Kuvendeve të Komunave përmes pajisjeve të teknologjisë informative “ Teleprezencave”.

Me këtë rast, zyrtarët nga MAPL prezantuan ndryshimet dhe plotësimet që janë bërë në këtë projekt U.A, veçanërisht me rastin e ri-dizajnimit të platformave, përfshirë intranetin e komunave, ueb faqet e komunave, sistemin e menaxhimit të performancës, si dhe sistemin e teleprezencës, ku kjo e fundit është paraparë të ndërlidhet me ueb faqet e komunave me qëllim të transmetimit të drejtëpërdrejtë të mbledhjeve të kuvendeve të komunave, si dhe qasjes së këtyre mbledhjeve për qytetarët përmes ueb faqes së komunave.

Përfaqësuesit e OJQ-ve, Demokraci Plus dhe Demokraci për Zhvillim e mirëpriten këtë projekt U.A dhe gjatë diskutimit propozuan që MAPL dhe Komunat të shohin mënyrat për promovimin e sistemit të teleprezencës si mundësi që u ofrohet edhe qytetarëve për të ndjekur drejtëpësëdrejti mbledhjet e kuvendeve të komunave.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors