Prishtinë, 17.10.2018
Me datë 17 tetor 2018, Ministria e Administrimit të Pushteti Lokal ka monitoruar nga afër aktivitetet e organizatës jo qeveritare ‘’HELP”, me rastin e zbatimit të projektit “Avancimi i vetëqeverisjes lokale në Kosovë” të financuar nga buxheti i MAPL-së, nga kategoria buxhetore e subvencioneve dhe transfere.
Projekti realizohet në Komunën e Kamenicës, i cili ka për qëllim trajnimin e pjesëmarrësve në 5 fusha: IT, ngrohje qendrore, saldim, floktari dhe rrobaqepësi. Këto trajnime i përcjellin gjithsej 43 pjesëmarrës, të cilët do të aftësohen në këto profesione.
Të pranishëm ishin: përfaqësuesi i projektit HELP dhe zyrtarët nga drejtoria për Zhvillim Ekonomik të Komunën e Kamenicës.
Aktivitetet janë zhvilluar në përputhje me planin e aktiviteteve dhe agjendën e paraparë.