Me datë 21.10.2019 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e mbështetur nga projekti DEMOS, ka mbajtur punëtorinë një ditore lidhur me konsultimin publik të Projekt-Rregullores për Përcaktimin e Procedurave të Dhënies në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësuesit e komunave, përkatësisht Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave dhe Drejtorët e Drejtorive për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë.