Prishtinë, 28 Qershor 2021
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me projektin e USAID-it Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (USAID TEAM), mbajti tryezën me temë “Transparenca në qeverisjen lokale” me udhëheqësitë, dhe zyrtarët komunal të zyrave të informimit.
Tryeza kishte për qellim dhe fokus këmbimin e përvojave dhe praktikave të mira, diskutimin për sfidat dhe rekomandimet për rritje të transparencës lokale si Prezantimin e Procedurës Standarde të Veprimit për publikim në Ueb faqe të komunave, Procesin e zhvillimit të Strategjive komunale të komunikimit të aktivitetit të USAID-it Komuna, Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM) si dhe sfidat dhe rezultatet gjatë procesit të monitorimit të faqeve zyrtare të komunave të Republikës së Kosovës nga MAPL.