MAPL vazhdon diskutimet me komunat për bashkëpunimin ndër komunal dhe komunal ndërkombëtar

23 prill 2018, Prishtinë,

Në kuadër të aktiviteteve me komunat, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evrope (OSBE) organizuan takimin e radhës për bashkëpunimin ndër komunal dhe komunal ndërkombëtar me Komunat Gjilan, Kamenicë Shtërpce, Partesh Viti, Ferizaj, Han i Elezit dhe Kaçanik.

Në takimin për bashkëpunimin ndër-komunal dhe bashkëpunimin komunal ndërkombëtar, u prezantua pakoja ligjore për bashkëpunimin ndër komunal ndërsa morën pjesë Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave, shefat e kabineteve të Kryetarëve të Komunave dhe zyrtarët ligjor në komuna.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors