11 dhjetor 2018
Përfundoi projekti “Rregullimi i hapësirës publike në rrugën “Avdi Kelmendi”( parkut – Lapidarit nga lufta e dytë botërore) dhe Rregullimi i hapësirës publike ( parkut) në rrugën “Haredin Bajrami” tek rreth rrotullimi për Magure” në komunën e Lipjanit.
Ky projekt është bashkëfinancim i MAPL-së dhe komunës, ku vlera e investimit nga MAPL është 79,890.00€, ndërsa vlera e investimit nga komuna është 36,606.68€.