Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

MAPL, ZKGJ dhe OSBE takim online me zyrtarët për komunikim në komuna

Dita Evropiane e  Gjuhëve – MAPL praktikë e mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve zyrtare në Kosovë

 23 shtator 2021, Prishtinë

Me rastin e shënimit të Ditës Evropiane të Gjuhëve, Zyra e Komisionerit për Gjuhët (ZKGJ), në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) – Misioni në Kosovë, kanë organizuar sesionin interaktiv online, “Zbatimi i politikave gjuhësore në kuadër të Zyrës së Informimit Publik dhe faqet e internetit të komunave” me zyrtarët për informim në Komuna.

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal për dy vite me radhë, 2019 – Çmimi i parë për praktikën më të mirë në zbatimin e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve zyrtare në Kosovë dhe 2020 – Mirënjohje për zbatimin e drejtë të Ligjit për përdorimin e gjuhëve, është shpërblyer në Ceremonitë vjetore të ndarjes së çmimeve  për vitin 2019 dhe 2020.

Me këtë praktikë MAPL është duke vazhduar edhe tani, me ç’rast Zëvendësuesja e Udhëheqësit të Divizionit për Komunikim Publik në MAPL, Znj. Vjollcë Jashanica, prezantoi të arriturat dhe sfidat e MAPL-së me praktikat më të mira në zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Poashtu në kuadër të takimit kanë  diskutuar edhe  Safete Graiçevci, Koordinatore për sigurimin e zbatueshmërisë dhe Arta Pllana, Koordinatore për Komunikim në ZKGJ, dhe pjesë e diskutimit kanë qenë edhe përfaqësuesit e komunave. Ky Sesion është përkrahur nga OSBE –ja e përfaqësuar nga Shqipe Hajredini.

Takimi kishte për qëllim të diskutohet  për sfidat dhe shkëmbimin e praktikave të mira  për zbatimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve, respektimin e politikave gjuhësore si dhe gjetjen e modaliteteve për forcimin e bashkëpunimit në mes institucioneve qendrore dhe lokale.

 

 

 

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors