Pejë, 30 Shtator- 01 Tetor 2021
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbajtur punëtorinë e grupit punues për hartimin e model planit të komunave për integritet.
Gjatë kësaj punëtorie anëtarët e grupit punues kanë diskutuar rreth modeleve bashkëkohore të planeve për integritet, si dhe është hartuar drafti i model planit për integritet në komuna.