Prishtinë, 25 nëntor 2019
Departamenti për Performancë dhe Transparencë Komunale, përkatësisht Divizioni për Avancim të Kapaciteteve dhe Reformave Komunale në bashkëpunim me projektin DEMOS, me datë 22 nëntor 2019, ka mbajtur punëtorinë për çështjen e identifikimit të nevojave për trajnim.
Tema e trajnimit është fokusuar në analizën dhe vizualizimin e të dhënave, që përfshin identifikimin e nevojave, sqarimin e nevojave, identifikimin e zgjidhjeve të mundshme, si dhe prioritizimin dhe hapat e ardhshëm.
Kjo punëtori ka paraqitur një hap të mirë drejtë avancimit të ngritjes së kapaciteteve profesionale të zyrtarëve të MAPL-së. Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin zyrtarë të divizioneve të ndryshme të MAPL-së.