Prishtinë, 09 mars 2021
Është mbajtur sesioni informues për thirrjen e 4-të për propozime të programit të BNK-së Kosovë – Maqedoni Veriore, në kuadër të IPA II 2017 dhe 2018.
Hapja e sesionit informues është bërë nga përfaqësuesi i Zyrës së BE-së në Kosovë dhe përfaqësuesit e strukturave operative të Kosovës dhe Maqedonisë Veriore.
Objektivi i përgjithshëm i thirrjes për propozime është nxitja e bashkëpunimit midis institucioneve dhe organizatave në rajonin ndërkufitar me qëllim mbështetjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe forcimin e kohezionit shoqëror, përfshirë barazinë gjinore.
Sesioni informues i radhës do të mbahet me datë 16 mars 2021 nga ora 11:00.
Po ashtu, udhëzimet e plota për aplikantët janë në dispozicion për konsultim në faqet e mëposhtme të internetit:
https://webgate.ec.europa.eu/europeaid/online-services/index.cfm?do=publi.welcome
https://eeas.europa.eu/delegations/kosovo_en
http://cbc-kosovo-northmacedonia.eu
https://mapl.rks-gov.net/en/shpallje-konkurse-en/thirrje-per-propozime-en/
Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian.