Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka mbajtur takimin e dytë të grupeve tematike punuese 2 dhe 4, përkatësisht grupit tematik për Kompetencat e Vetëqeverisjes Lokale dhe grupit tematik për Bashkëpunim Ndërinstitucional lidhur me realizimin e aktiviteteve për studimin e fizibilitetit të qeverisjes lokale në Republikën e Kosovës.
Me këtë rast, u potencua se studimi i fizibilitetit ka për qëllim avancimin e vetëqeverisjes lokale në Kosovë, në drejtim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira komunale dhe sa më afër qytetarit. Ideja është të shihet e ardhmja e vetëqeverisjes lokale në Kosovë përmes ekzaminimit të gjendjes aktuale, shqyrtimit të problemeve dhe gjetjes së zgjidhjeve.
Ky aktivitet është përkrahur nga projekti DEMOS.