Prishtinë, 06 maj 2019
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përkatësisht Divizioni për Bashkëpunim Ndërkufitar dhe Divizioni për Integrime Evropiane, sot organizuan takimin e dytë informues me komunat e pjesës jugore të Kosovës të cilat janë të lejuara në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut 2014-2020.
Me këtë rast, u prezantua thirrja e tretë për projekt propozime në vlerë prej 2.040.000,00 euro, rregullat dhe procedurat, aplikantët e kualifikuar që kanë të drejtë të aplikojnë në këtë thirrje, si dhe prioritet e përfshira për aplikim.
Në takimin informues pjesëmarrës ishin përfaqësues nga komunat e përfshira në regjionin e lejuar të programit, përkatësisht nga pjesa jugore e Kosovës. Po ashtu, gjatë takimit u prezantua edhe realizimi i agjendës evropiane të komunave, si dhe plani për zbatimin e sfidave të komunave nga ky proces.