Prishtinë, 09.06.2021
Grupi punues për hartimin e “Model planit për veprim për Transparencë në Komuna”, ka mbajtur takimin e radhës me qëllim të shqyrtimit dhe koordinimit të përbashkët të objektivave dhe aktiviteteve të draftit fillestar të këtij model plani.
Takimin e hapi kryesuesja e grupit punues znj. Nazmije Krasniqi, e cila para anëtarëve të grupit prezantoi draftin e planit të veprimit për transparencë.
Gjatë takimi anëtarët e grupit punues shqyrtuan aktet nënligjore për transparencë ku dhe përcaktuan aktivitetet me rëndësi primare të këtij Model plani të veprimit për Transparencë të Komunave.
Takimi i radhës pritet të mbahet për një afat të caktuar si dhe do të njoftohen paraprakisht të gjithë anëtarët e grupit.