Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi i katërt me organizatat e shoqërisë civile në kuadër të Forumit Konsultativ për Qeverisje Lokale

Prishtinë, 16 qershor 2021.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal sot ka mbajtur takimin e katërt me organizatat e shoqërisë civile në kuadër të Forumit Konsultativ për Qeverisje Lokale. Qëllimi i takimit ishte prezantimi i iniciativës ‘Mbështetja Strategjike e TAIEX për Autoritetet Lokale përfshirë ofrimin e njohurive për procesin e identifikimit të aktiviteteve të komunave për prioritetet e Planit të Investimeve Ekonomike’ e cila u prezantua nga ekspertja e BE-së znj. Sophie Beaumont.
Po ashtu, në takim u diskutua edhe roli i organizatave të shoqërisë civile në monitorimin e investimeve kapitale, me fokus të veçantë në investimet nga Granti i Performancës. Ndërsa, përmes qasjes virtuale morën pjesë edhe zyrtarët komunal për integrime evropiane.
Ky takim është mbështetur nga projekti DEMOS.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors