Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi i parë virtual i grupit punues për ndryshimin dhe plotësimin e U.A – së për transparencë komunale

Prishtinë, 14 maj 2020

Dje, datë 13 maj 2020, Divizioni për Transparencë Komunale në kuadër të Departamentit për Përformancë dhe Transparencë Komunale, organizoi takimin e parë virtual të grupit punues për ndryshimin dhe plotësimin e U.A për transparencën komunale.

Grupi punues i kryesuar nga Nazmije Krasniqi dhe në përbërje të anëtarëve, si Venera Kosumi, Flutura Hoxha, Besim Murtezani, Majlinda Shaqiri, Yll Valla, Erblin Hetemi, Valdet Hajdini nga OSBE dhe Arsim Osmani nga AKK, paraprakisht u pajtuan që të bëjnë shqyrtimin e komenteve të dërguara nga ana e anëtarëve, si dhe më pas të vazhdohet me procesin e shqyrtimit dhe ofrimit të komenteve, për çdo nen të udhëzimit administrativ, kështu duke siguruar procesin e harmonizimit të neneve me pakon e re ligjore për qasjen në dokumente publike dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Ky takim virtual ishte përmbajtjesor dhe në përmbyllje të saj, anëtarët e grupit u pajtuan që edhe një herë të analizojnë disa nga nenet, me qëllim të verifikimit të tyre me legjislacionin përkatës për transparencë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors