Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi i tretë i Grupit Punues për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Nr.2008/08,për Marrëveshjet e Bashkëpunimit të Komunave me Fshatrat, Vendbanimet dhe Lagjet Urbane

Prishtinë, 27 mars 2019

Dje, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka mbajtur takimin e tretë të grupit punues për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për marrëveshjet e bashkëpunimit të komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane, në përbërje të të cilit (përveç zyrtarëve të ministrisë) janë përfaqësues të Ministrisë së Financave, programit Lego/USAID, projektit DEMOS, Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe OJQ “Syri Vizion”.

Në cilësinë e kryesueses së grupit punues, takimin e hapi znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Hartim dhe Harmonizim të Legjislacionit në MAPL e cila para anëtarëve prezantojë Projekt Udhëzimin Administrativ për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane.

Me këtë rast, anëtarët e grupit punues patën rastin të ofrojnë komentet e tyre me qëllim të avancimit të projekt Udhëzimit Administrativ.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors