Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi informues për programin e BNK-së Kosovë – Maqedoni e Veriut 2014 – 2020

Prishtinë, 06 maj 2019

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal përkatësisht Divizioni për Bashkëpunim Ndërkufitar dhe Divizioni për Integrime Evropiane, sot organizuan takimin informues me komunat e pjesës lindore të Kosovës të cilat janë të lejuara në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë – Maqedoni e Veriut 2014-2020.

Me këtë rast, u prezantua thirrja e tretë për projekt propozime në vlerë prej 2.040.000,00 euro, rregullat dhe procedurat, aplikantët e kualifikuar që kanë të drejtë të aplikojnë në këtë thirrje, si dhe prioritet e përfshira për aplikim.

Në takimin informues pjesëmarrës ishin përfaqësues nga komunat e përfshira në regjionin e lejuar të programit, përkatësisht nga pjesa lindore e Kosovës. Po ashtu, gjatë takimit u prezantua edhe realizimi i agjendës evropiane të komunave, si dhe plani për zbatimin e sfidave të komunave nga ky proces.

   

   

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors