Prishtinë, 20 Maj 2021
Grupi punues për hartimin e model planit për veprim për Transparencë në Komuna, sot ka mbajtur takimin e radhës me qëllim të shqyrtimit dhe koordinimit të përbashkët të objektivave dhe aktiviteteve të draftit fillestar të këtij model plani.
Takimin e hapi kryesuesja e grupit punues e cila para anëtarëve të grupit prezantoi draftin fillestar të këtij plani.
Gjatë takimi anëtarët e grupit punues u koordinuan për 8 objektiva me rëndësi primare, si dhe u definuan disa prej aktiviteteve dhe dokumenteve tjera shtesë të cilat do të kishin kontribuar në avancimin e këtij Model plani të veprimit për Transparencë të Komunave.
Takimi i radhës pritet të mbahet për një afat të caktuar si dhe do të njoftohen paraprakisht të gjithë anëtarët e grupit.