Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi në Komunën e Kaçanikut me qëllim të koordinimit të aktiviteteve në implementimin e projekteve kapitale nga Granti i Performancës Komunale mes MAPL-së dhe Komunës së Kaçanikut

Kaçanik, 31.05.2021

Zyrtarët e Divizionit për Zhvillim dhe Menaxhim të Projekteve (Departamenti për zhvillim të qëndrueshëm komunal) duke u bazuar në Planin e Punës së MAPL-së, ka planifikuar vizita dhe takime në komunat respektive ku MAPL do të financoj projektet kapitale për vitin 2021.

Sot i është bërë vizitë komunës së Kaçanikut ku është mbajtur takimi me zyrtarët e drejtorive përgjegjëse për implementimin e projekteve kapitale të kësaj komunë.

Takimin e hapi Zyrtari i lartë për zhvillim dhe monitorimin e projekteve në kuadër të Divizionit për Zhvillim dhe Menaxhim të Projekteve të Mapl-së, ku u zhvillua diskutimi i procedurave për implementimin e projektit me bashkefinancim me komunen  në vlerën e bashkefinancinit nga MAPL 145,266.54 €

Gjithashtu u diskutuan obligimet e ndërsjella që dalin nga MeM në mes të MAPL-së dhe Komunës të nënshkruara për vitin 2021, problemet  e mundshme që dalin gjatë realizimit të projektit si dhe vërejtjet e evidentuara në projekt dhe tejkalimi i tyre.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors