Ka vazhduar puna e Grupit Punues për hartimin e projekt-Rregullores për Sistemin e menaxhimit të performancës Komunale. Në këtë takim u shqyrtuan opsionet për forcimin e rolit dhe pozitës së koordinatorit komunal për performancë komunale, individualizimi i përgjegjësisë gjatë procesit administrativ të menaxhimit të performancës me qëllim të rritjes së llogaridhënies, u definuan qartë procedurat e matjes, vlerësimit, kriteret për sigurimin e saktësisë së të dhënave, si dhe përbërja e komisioneve vendimmarrëse.
Draft-Rregullorja është paraqitur për komente edhe në Platformën për Konsultime Publike të Qeverisë.