Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi virtual me komunën e Klinës lidhur me realizmin e projekteve të financuara nga fondet e MAPL-së

Prishtinë, 04 Qershor 2020
Është mbajtur takimi virtual me komunën e Klinës lidhur me koordinimin e realizimit të projekteve të financuara në komunë nga fondet e MAPL-së. Në vitin 2020 MAPL në Komunën e Klinës do të bashkëfinancoj katër projekte: 1.“Ndërtimi i fushës ndihmëse të futbollit -Faza e dytë”; 2.“Ndërtimi i kanalizimit në Ujmirë-Shtaricë-Siqevë-Dobërdol”;
3.“Ndërtimi i liqenit akumulues dhe hapja e puseve për ujë të pijes” si dhe 4.“Asfaltimi i rrugëve lokale Shtupel-Kërrnicë”. Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Klinës z. Zenun Elezaj, ku u diskutuan obligimet e dala nga Marrëveshjet e Mirëkuptimit për financimin e projekteve dhe koordinimi i aktiviteteve me qëllim të realizimit të projekteve sipas planifikimit.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors