Është mbajtur takimi virtual me komunën e Prizrenit lidhur me koordinimin e realizmit të projekteve të financuara në komunë nga fondet e MAPL-së. Në vitin 2020 MAPL në komunën e Prizrenit financon projektet: “Ndërtimi i Qendrës Kulturore Boshnjake -PRZ”, “Çerdhe në komunën e Prizrenit me edukim në 3 gjuhët’’, “Adaptimi i rrugëve për komunitetitn REA” dhe “Rregullimi i ndriçimit publik”.
Në takim u diskutuan obligimet e dala nga Marrëveshjet e mirëkuptimit për financimin e projekteve dhe koordinimi i aktiviteteve me qëllim të realizmit të projekteve sipas planifikimit.