Prishtinë, 15 Qershor 2020
Është mbajtur takimi virtual me komunën e Shtimes lidhur me koordinimin e realizimit të projektit të financuar në komunë nga fondet e MPL-së. Në vitin 2020 MPL në komunën e Shtimes financon projektin: “Rregullimi i sheshit të qytetit – faza 2”. Në takim u diskutuan obligimet e dala nga Marrëveshjet e Mirëkuptimit për financimin e projektit dhe koordinimi i aktiviteteve me qëllim të realizmit të projektit sipas planifikimit.