Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet takimi virtual me koordinatorët komunal për performancë

Prishtinë, 04 qershor 2020
Dje, ka filluar realizimi i takimeve virtuale me koordinatorët komunal për performancë. Në takim, përveç përfaqësuesve të MAPL-së, morën pjesë edhe përfaqësues nga projekti DEMOS, me ç’rast u prezantua metodologjia për verifikimin e të dhënave komunale.
Po ashtu, këto takime kanë karakter konsultimi me komunat, me qëllim që të merren idetë dhe sugjerimet e komunave për aplikimin e metodologjisë më të duhur për verifikimin e të dhënave koomunale, në kuadër të sistemit për menaxhimin e performancës komunale.
Takimet janë paraparë të organizohen në tre sesione, të ndara në tre ditë, me qëllim që të jenë sa më efikase për të gjithë pjesëmarrësit.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors