Mavrovë, Maqedoni Veriore 21 maj 2019
Zyra për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit në bashkëpunim me organizatën “Roma Integration 2020” organizuan trajnimin dy ditor për promovimin e buxhetimit të përgjithshëm të romëve, ashkalive dhe egjiptianëve.
Në këtë trajnim po marrin pjesë përfaqësueset nga MAPL Suzana Kosumi, Udhëheqëse e Divizionit për Buxhet dhe Financa dhe Teuta Fazliu, Zyrtare e Lartë për të Drejtat e Komuniteteve nga Divizioni për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Komuna, si dhe përfaqësues nga të gjitha ministrit e linjës.