Prishtinë, 09 tetor 2019
Zyra për Komunikim Publik në Zyrën e Kryeministrit e përkrahur nga projekti SIDA, organizuan trajnimin tre ditor për “Hartimin dhe komunikimin e politikave publike”. Qëllimi i trajnimit ishte ngritja e kapaciteteve të zyrtareve mbi mënyrat e hartimit të politikave publike dhe strategjitë e komunikimit me publikun, parimet dhe praktikat e mira për një komunikim efikas me publikun dhe audiencat e tjera joteknike.
MAPL në këtë trajnim është përfaqësuar me 4 zyrtar.