22 dhjetor 2020, Prishtinë
MPL në bashkëpunim me projektin DEMOS kanë filluar trajnimet për përdorimin e Sistemit Elektronik të Menaxhimit të Performancës Komunale. Përfitues të trajnimeve janë koordinatorët për performancë komunale dhe zyrtarët raportues të komunave.
Sistemi elektronik do të filloj së aplikuari në vitin 2021, me rastin e ciklit të radhës së matjes të performancës së komunave.
Ky sistem ofron mundësinë e raportimit online të performancës, zvogëlon barrën administrative për matje të performancës komunale, rritë sigurinë e të dhënave, cilësinë dhe dokumentimin e tyre, lejon qasje krahasimore të të dhënave sipas fushave dhe treguesve për periudha të pakufizuara kohore, si dhe ofron qasje direkte për qytetarët lidhur me performancën e komunave.