Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Mbahet trajnimi ”Procedurat e Aplikimit në kuadër të Thirrjes së Dytë Për Projekt Propozime IPA CBC Shqipëri-Kosovë 2014-2020”

 

Tiranë, 11-12 qershor 2019

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (Divizioni për Bashkëpunim Ndërkufitar) në Kosovë dhe Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri organizuan trajnimin dy-ditor në Tiranë.

Trajnimi dy ditor është organizuar në kuadër të shpalljes së Thirrjes së dytë për projekt propozime të këtij Programi me prioritet ”Mbrojtja e mjedisit, promovimi i përshtatjes dhe zbutjes së ndryshimeve klimaterike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut burimet mjedisore”.

Ky trajnim për synim kishte ngritjen e kapaciteteve të akterëve të interesuar për këtë thirrje, organet e pushtetit lokal dhe qendror, OJQ-ve, dhomat e tregtisë, agjencitë, universitetet, si dhe të aftësojë stafet e tyre për mënyrat e aplikimit.

Pjesëmarrës në trajnim ishin një numër i konsiderueshëm nga grupet e ndryshme të interesit, si institucionet publike e deri tek OJQ-të e ndryshme.

 

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors