Prishtinë, 23 Qershor 2020
Me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të shërbimit civil, Mehdi Retkoceri, Udhëheqës i Divizionit për Zhvillim dhe Menaxhim të Projekteve është shpallur “shërbyes civil i dalluar” i Ministrisë së Pushtetit Lokal. Me këtë rast, Ministri i Punëve të Brendshme z. Agim Veliu, i ka ndarë mirënjohjen për kontributin e dhënë në fushën e administratës publike në Republikën e Kosovës.