Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe OSBE organizojnë Punëtorinë Trajnuese për e-Komunat

Në bashkëorganizim të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe me mbështetjen e OSBE-së, është mbajtur Punëtoria Trajnuese për e-Komunat.

Në këtë punëtori morën pjesë zyrtarë komunalë përgjegjës për e-Komunat, si dhe zyrtarë të komunikimit nga komunat e Republikës së Kosovës.

Punëtoria iu dedikua ngritjes së kapaciteteve të komunave në fushën e digjitalizimit dhe zhvillimit të shërbimeve elektronike për qytetarët, me fokus të veçantë në platformën e-Komuna.

Qëllimi i kësaj punëtorie ishte fuqizimi i administratës komunale përmes përdorimit të platformave digjitale, duke lehtësuar ofrimin e shërbimeve publike më të shpejta, më transparente dhe më efikase për qytetarët.

Përmes aftësimit profesional dhe shfrytëzimit të teknologjisë digjitale, synohet rritja e cilësisë së shërbimeve publike në nivel komunal dhe avancimi i praktikave të qeverisjes së mirë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors