Prizren, 4 – 6 Korrik 2022
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me projektin DEMOS, është duke mbajtur punëtorinë e përbashkët tri ditore me grupin punues për Vlerësimin ex-post të Ligjit Nr.06/L-096 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme të Komunës. Në kuadër të kësaj punëtorie është prezantuar dhe diskutuar draft analiza e përgatitur nga grupi punues për vlerësimin Ex-Post të ligjit në fjalë.
Në këtë aktivitet përveç përfaqësuesve të MAPL-së, pjesë e aktivitetit janë edhe përfaqësues nga projekti DEMOS, përfaqësues nga Komunat dhe përfaqësues nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.