Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal është duke mbajtur punëtorinë tri ditore për Koncept dokumentin për Ligjin Nr.03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës

Prizren, 28-30 Qershor 2022
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me misionin e OSCE-së në Kosovë, është duke mbajtur punëtorinë e përbashkët tri ditore me grupin punues për hartimin e Koncept dokumentit për Ligjin Nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës.
Në këtë aktivitet përveç përfaqësuesve të MAPL-së, pjesë e kësaj punëtorie janë edhe përfaqësues të tjerë nga grupi punues si: përfaqësues nga misioni i OSBE-së në Kosovë, Zyra e Kryeministrit, Asociacioni i Komunave të Kosovës, Instituti për Qeverisje Lokale, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Zyra e BE-së në Kosovë dhe përfaqësues/e nga shoqëria civile KDI, D+, D4D.
Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors