Prishtinë, 27-28 Shtator 2022
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me misionin e OSCE-së në Kosovë, ka mbajtur punëtorinë e dytë të përbashkët me grupin punues për finalizimin e Koncept dokumentit për Ligjin Nr. 03/L-072 për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës.
Në këtë aktivitet përveç përfaqësuesve të MAPL-së, pjesë e kësaj punëtorie ishin edhe përfaqësues të tjerë nga grupi punues si: Përfaqësues nga misioni i OSBE-së në Kosovë, Zyra e Kryeministrit, Asociacioni i Komunave të Kosovës, , Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Zyra e BE-së në Kosovë dhe përfaqësues/e nga shoqëria civile KDI dhe D+.