Prishtinë, 26 Shtator 2022
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim me Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) organizuan punëtorinë, “Prezantimi i Draftit të Model-Profilit Ekonomik të Komunave”, e cila kishte për qëllim diskutimin dhe marrjen e komenteve nga komunat për hartimin e këtij dokumenti.
Pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale dhe Drejtorët Komunalë për Zhvillim Ekonomik.
Qëllimi i këtij dokumenti është që t’u shërbejë komunave në hartimin e unifikuar të profileve ekonomike të tyre.
Ky dokument do të ofrojë të dhëna për komunat, të cilat do të shërbejnë si informacion për investitorët potencialë vendorë e ndërkombëtarë dhe do të ndikojë në tërheqjen e investitorëve dhe fuqizimin e zhvillimit ekonomik lokal.