Prishtinë, 01 Korrik 2020
Ministria e Pushtetit Lokal, sot ka mbajtur takimin virtual me Komisionin Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione dhe me Institutin Kombëtar Demokratik (NDI). Qëllimi i takimit ishte që deputetët, anëtarë të Komisionit, të diskutojnë bashkërisht me ministritë përgjegjëse, lidhur me përgatitjet e nevojshme për fillimin e zbatimit të Ligjit Nr. 06/L-084 për mbrojtjen e fëmijës, i cili është miratuar më 27 Qershor 2019 dhe do të hyj në fuqi në muajin Korrik të vitit 2020.
Po ashtu, në takim u diskutuan edhe përgatitjet aktuale të institucioneve përgjegjëse për zbatimin e drejtë të Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. Takimi është mbështetur nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).