Prishtinë, 07 Korrik 2020
Përfaqësues nga Ministria e Pushtetit Lokal kanë marrë pjesë në takimin virtual me përfaqësues të Projektit për Efiçiencën e Energjisë (PKEE) në kuadër të Projekti GIZ dhe me përfaqësues e ekspertë të tjerë nga Misioni i Vlerësimit të Projektit GIZ në Gjermani. Në takim u diskutua lidhur me gjendjen aktuale të komunave në fushën e efiçiencës së energjisë dhe u potencua mundësia për vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen në këtë drejtim.