Ministria e Pushtetit Lokal, ka prezantuar Sistemin e menaxhimit të performancës komunale në takimin me temën ”Vizionimi Komunal” organizuar nga Programi për Zhvillim Gjithëpërfshirës e implementuar nga UN-Habitat PAX/CBM dhe financuar nga Agjensia Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim (SIDA), I cili po mbahet në Komunën e Leposaviqit.
Në këtë takim, zyrtarët e njësisë për performancë njoftuan rreth mënyrës së funksionimit të Sistemit për Menaxhimin e Performancës Komunale, rëndësinë e matjes së performancës, metodologjinë e përdorur, ndikimin e këtij sistemi në përmirësimin e qeverisjes lokale, ndërlidhjen e rezultateve të shërbimeve me skemën e grantit për performancën dhe qasjen strategjike në funksion të përmirësimit të shërbimeve komunale.