Pejë, 12 Dhjetor 2018
Sot po mbahet Trajnimi për Raportimin për përfituesit e projekteve nga Thirrja e parë në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosova organizuar nga Strukturat operative të programit, Zyra për Integrime Evropiane e Malit të Zi, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës dhe Sekretariati i Përbashkët Teknik i programit në cilësinë e trajnuesve.
Sekretariati i Përbashkët Teknik do të paraqesë rregullat dhe procedurat kryesore që duhet të ndiqen në lidhje me kërkesat e raportimit për përfituesit e projekteve nga thirrja e parë për propozime.
Ky program financohet nga Bashkimi Evropian.