Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Në Pejë po mbahet Dita informuese dhe Forumi për kërkimin e partnerëve para publikimit të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozime

Në kuadër të aktiviteteve përgatitore që zbatohen para publikimit të Thirrjes së Dytë për dërgimin e projekt-propozime, Sekretariati i Përbashkët Teknik në bashkëpunim me Strukturat Operative të dy vendeve pjesëmarrëse (Zyra për Integrimin Evropian, Ministria e Financave – Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Asistencës së BE-së dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Republikës së Kosovës në Pejë sot po mban Ditën informuese dhe Forumin për kërkimin e partnerëve në kuadër të IPA Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020. I njëjti aktivitet pritet të mbahet edhe në Podgoricë të Malit të Zi me 11 Janar 2019.

Gjatë kësaj dite në sesionin e para ditës pjesëmarrësit do të informohen mbi Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Mal i Zi – Kosovë 2014-2020, parimet e partneritetit ndërkufitar dhe paketën e aplikimit. Gjatë sesionit të dytë, pjesëmarrësit do të marrin pjesë në punëtoritë tematike në përputhje me prioritetet tematike të programit. Kjo do të mundësojë lidhjen e partnerëve të mundshëm të projektit, të cilët do të shkëmbejnë dhe diskutojnë mbi idetë e projektit. Ju lutem që në Formularin e Regjistrimit të caktoni punëtorinë/grupin në të cilën dëshironi të merrni pjesë.

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors