3 Shtator 2020, Prishtinë
Zëvendësuesja e Udhëheqësit të Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në komuna të MAPL-së, znj. Luljeta Ibishi Ferizi, ka marrë pjesë në seminarin përmes platformës Zoom me temën Gjithëpërfshirja në proceset politike: Parandalimi dhe luftimi i dhunës ndaj grave në politikë, të organizuar nga NDI Kosova, folëse: Nita Bicurri.
Java e Gruas është një ngjarje vjetore e organizuar në nivel nacional e që bashkoi më shumë së 120 gra dhe burra nga partitë politike, shoqëria civile, biznesi, media dhe nga akademia për gjatë vitit 2020 dhe 2021, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve ekzistuese të grave lidere që synojnë pozita më të larta udhëheqëse. Në këtë Seminar u prezantu dhe u diskutua për synimin e grave për përfaqësim të barabartë në politikë, shoqëri dhe arenën publike pasi gratë ballafaqohen me pengesa formale dhe joformale për pjesëmarrjen e tyre në politikë, njëra prej tyre është dhuna ndaj grave në politikë.
Gjithashtu, duke ju referuar raporteve të fundit të realizuara nga zyra e NDI në Kosovë, mbi gjininë dhe dezinformimin dhe fushatën globale të NDI #NotTheCost, ky seminar ofrojë pjesëmarrsëve për zgjedhje lokale 2021 informacione relevante mbi dhunën ndaj grave në politikë, me theks dhunën ndaj grave në internet, praninë e kësaj dukurie dhe mënyrat e prandalimit dhe luftimit të saj.