12 shtator 2018
Përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal marrin pjesë në takimin organizuar nga OSBE në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit lidhur me rritjen e llogaridhënies përmes auditimit në nivel komunal.
Gjatë takimit janë diskutuar temat si: gjetjet kryesore të raporteve komunale të auditimit të vitit 2017, sfidat që kanë të bëjnë me zbatimin e raporteve të auditimit, monitorimi i zbatimit të planeve të veprimit për raportet e auditimit dhe përparësitë e raporteve pozitive të auditimit.
Takimi është mbajtur me komunat e rajonit të Prizrenit dhe të Pejës, për të vazhduar ditëve në vijim edhe me komunat e tjera.